Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka konfirmuar si të ligjshëm vendimin e Qeverisë për shfrytëzimin e tokës komunale në Graçanicë.
Sipas vendimit, 13 hektarë tokë të Komunës së Graçanicës u shpallën pronë me interes publik dhe u caktuan për përdorim nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për nevoja të ndërtimit të kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindrom down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”.
Reagimi i plotë i Halil Kastratit:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim pozitiv për parcelën ku do të ngrihet Qendra Rezidenciale për Fëmijët me Autizëm, Sindromë Doën dhe Nevoja të Veçanta!
Një vit pritje.
“Halil, kur fillojnë punimet?”
Sot kemi përgjigjen:
PO, KA SHPRESË!
Qendra rezidenciale do të bëhet realitet!
Hapi tjetër fillon Tani, dhe nuk do të ndalemi derisa dera e kësaj qendre të hapet për fëmijët tanë të dashur!
? Jetimat e Ballkanit 17 vite shërbim, një mision në sherbim të nevojtarëve!
Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë! ?