Vendet kandidate për BE po presin deri në 39 vjet, aplikimi i Kosovës ende nuk u shqyrtua
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vendet kandidate për BE po presin deri në 39 vjet, aplikimi i Kosovës ende nuk u shqyrtua
BE1234
25/07/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Vendet kandidate për BE presin me vite nga aplikimi i tyre për anëtarësim: Turqia 39 vjet, Maqedonia e Veriut 22 vjet, Mali i Zi 17 vjet, Shqipëria 17 vjet, Serbia 16 vjet, Bosnja dhe Hercegovina 10 vjet, Ukraina 4 vjet, Moldavia 4 vjet dhe Gjeorgjia 4 vjet, nxori në pah Bota e Statistikave.

Nga ana tjetër, Kosova, aktualisht, është i vetmi vend evropian që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mbetet e vetmja nga dhjetë shtete të përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së pa statusin formal të kandidates, shkruan KosovaPress.

Kosova megjithëse e paraqiti aplikimin për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, kërkesa ende nuk i është përcjellë Komisionit Evropian për vlerësim. Arsyeja është se pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk janë pajtuar për ta çuar procesin përpara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026