Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi të Kosovës, fëmijët nuk e dinë ende se iu ka vdekur nëna
Lexohet për: 3 min.
ademi-031223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nuk ka marrë pjesë në seancën fillestare, pasi nuk u lejua. Ai pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, dorasit Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, ka thënë se i besojnë drejtësisë së Kosovës.

Leonard Ademi fillimisht ka rrëfyer rastin se si e kuptoj vdekjen e motrës së tij dhe dyshimet që kishin si familje se vrasja nuk ishte grabitje, por e planifikuar. Ndërsa, foli edhe për kërkesën që kanë bërë si familje për rivarrim të Liridonës në fshatin e lindjes.

Ai shtoi se nuk dyshojnë për shkakun pasi gjithçka ka qen në rregull në mes qifti, por mund të jetë vetëm çështja e të hollave.

Sipas tij, nuk është e vërtet se ka pas dy e tri ditë besë, pasi ata këtë ua besojnë drejtësisë.

“Nuk kemi asnjë kontakt me familjen e atyre. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin na kanë thirr në telefon dhe na kanë thënë është edhe dy ditë e për ngushëllime dhe këtu është bërë një keqkuptim sepse kanë thënë dy ditë iu është dhënë afat, besë, ajo nuk është e vërtet, kanë thënë e kemi edhe dy ditë të pame, baba i ka thënë mbanë të pamën edhe dy ditë siç e keni pas dhe nuk ka pas dy ditë besë, tre ditë besë, ne gjithçka që kemi ia lënë drejtësisë, besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pas kontakt, sepse ka ardhur edhe shoqata e socialit, thanë që fëmijët janë mirë mos keni merak për ta, ata nuk kanë telefon se janë të vegjël.. kujdesin ndaj tyre e kanë gjyshërit. Na kanë pyetur për fëmijë si po mendoni për me i marrë fëmijët e kështu, te ne është gjendja katastrofale, janë shumë të mërzitur, fëmijët nuk e kanë kuptuar ende që nëna i ka vdekur dhe me ardhë te ne është shumë më lehtë me kuptu se çka ka ndodh,  i kemi lënë te ata sepse edhe fëmijët e vëllait të Naimit janë një gjeneratë dhe me ta është duke iu kaluar koha pa e kuptuar, pa e marrë mesazhin e nënës”, tha ai, duke shtuar se fëmijët do të qëndrojnë tek prindërit e Naimit derisa t’i merr shteti suedez nën përkujdesje.

“Besojmë në drejtësi dhe le të jetë rasti i fundit që Liridona ka vdekur, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nën dhe asnjë motër e jona”, tha ai.

Përndryshe, avokatët e tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademjat nuk kanë dashur të flasin për media.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademjat, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dal sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila pritet të vendos nëse do të caktojë nga një muaj paraburgim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025