Mallorca luan kundër Real Madridit në një ndeshje shumë të rëndësishme të La Ligës, ku “Los Blancos” synojnë të vazhdojnë garën për titullin.
Mallorca po lufton për mbijetesë dhe aktualisht ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, duke e bërë këtë përballje jetike për ta. Në anën tjetër, Real Madrid ndodhet në ndjekje të kreut dhe nuk mund të lejojë gabime, pasi është disa pikë prapa Barcelonës në renditje.
Mallorca, ndërkohë, përforcohet me rikthime të rëndësishme në mbrojtje dhe mesfushë derisa Real Madrid do të jetë pa disa lojtarë të rëndësishëm si Federico Valverde, ndërsa disa të tjerë rikthehen nga dëmtimet.
Real Madrid (4-4-2): Lunin; Alexander-Arnold, Rudiger, Huijsen, Carreras; Guler, Pitarch, Tchouameni, Camavinga; Diaz, Mbappe.
Ndeshja do të zhvillohet sot më katër prill në stadiumin “Son Moix”, në orën 16:15.