Vedat Muriqi “godet” sërish Realin, “pirati” vendimtar ndaj gjigantit spanjoll
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vedat Muriqi “godet” sërish Realin, “pirati” vendimtar ndaj gjigantit spanjoll
04/04/2026 - 18:32
Linku u kopjua

Mallorca dhe Real Madrid zhvilluan një përballje të fortë në La Liga, ku vendasit arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 41-të me golin e Morlanes derisa Reali reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 88-të, përmes Eder Militao,

Vendimtar ishte Vedat Muriqi i cili shënoi golin vendimtarë në minutat shtesë, për rezultatin 2-1, duke shpërthyer në lotë pas golit.  

Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar, me Mallorcan që u mbrojt mirë dhe goditi në momentin e duhur për të marrë avantazhin. Në anën tjetër, madrilenët kontrolluan më shumë topin, por nuk arritën të konkretizonin rastet deri në pjesën e dytë.

Në vazhdim, loja u hap dhe të dy skuadrat kërkuan golin e fitores, por pa sukses, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat të barabartë. Dueli u karakterizua nga intensitet i lartë dhe raste të shumta, duke dhuruar spektakël për tifozët.

Në këtë ndeshje, vëmendje të veçantë vazhdoi të marrë Vedat Muriqi, i cili mbetet lojtari më talentët tek Mallorca, pavarësisht paraqitjes në humbjen e fundit të Kosovës ndaj Turqisë.

Ndeshja mës Mallorcasë dhe Real Madridit u zhvillua në stadiumin “Son Moix”, në orën 16:15.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026