Vdiq një punëtor në Gjakovë, mbetet i bllokuar nën një kamion
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vdiq një punëtor në Gjakovë, mbetet i bllokuar nën një kamion
Punetorii
Foto Ilustruese
30/04/2026 - 12:57
Linku u kopjua

Një punëtor ka vdekur tragjikisht të enjten në Meqë të Gjakovës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas Krasniqit, shoferi i kamionit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe mjeti transportues ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj, një punëtor që ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante dhe pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Krasniqi.

Lajmi në zhvillim…


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026