Një punëtor ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve që mori në vendin e punës në Lipjan. Sipas policisë, janë arrestuar dy të dyshuar, pronari i kompanisë ku punonte tashmë i ndjeri dhe pronari i tokës.
“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
https://kosovapress.com/humb-jeten-nje-punetor-ne-ferizaj
https://kosovapress.com/humb-jeten-nje-punetor-ne-prishtine-ra-nga-lartesia