Aksident mes shtatë veturave në rrugën B, pesë persona të lënduar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
aksident-030225
2 orë më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, ku janë përfshirë shtatë vetura, katër prej tyre në lëvizje dhe tri vetura të parkuara.

Këto informacione i ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.  

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën "B" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025