Vdes gruaja që kishte bërë aksident dy ditë më parë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes gruaja që kishte bërë aksident dy ditë më parë
spitali i pejes
18/06/2026 - 10:54
Linku u kopjua

Një grua ka ndërruar jetë dy ditë pasi kishte bërë aksident në fshatin Jabllanicë të Pejës.

Aksidenti ka ndodhur të hënën dhe gruaja ka vdekur të mërkurën. Ajo ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Ajo ishte e përfshirë në një aksident mes dy vetura, ku u lënduan edhe tre persona.

“Fshati Jabllanicë, Pejë 15.06.2026 - 13:31. Me 17.06.2026 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spitalin e Pejës, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në aksidentin që kishte ndodhur me datë e cekur në të cilin ishin përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe IML për veprime të mëtutjeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026