Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
policiaa
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Malishevë, 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas raportimeve në media, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024