Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
QKN, 1 Tetori
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Në sallën "1Tetori" në Prishtinë janë bërë nëntë ditë prej kur ka nisur numërimi i këtyre votave.

Në këtë qendër të numërimit janë 258 kuti të votimit të rregullta, shtatë janë me kusht dhe 11 nga ekipe mobile.

Pritet që numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë të përfundojë nesër.

Ndërkaq, pas numërimit te votave në qendra komunale, do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht, jashtë Kosovës dhe atyre të personave me nevoja te veçanta.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025