Vazhdojnë sulmet me elemente terroriste në Leposaviq, tentim-djegie e automjetit të Gorski Buriq
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në Leposaviq, është tentuar që të digjet vetura e kryetarit të Asamblesë Komunale të Leposaviqit, Gorski Buriq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

I njëjti,  i është nënshtruar një sulmi të organizuar propagandistik e linçues ditëve të fundit nga llogari të rrjeteve sociale serbo-ruse në telegram.

Më 26 janar, në këto kanale (BUNKER dhe KORIDOR) që lidhen me organizatën terroriste “Severna Brigada”, kanë publikuar fotografitë e disa zyrtarëve serbë të komunës së Leposaviqit, në mesin e të cilëve edhe të kryetarit të Asamblesë së kësaj komune, Gorski Buriq.

Në mesin e të kërcënuarve është edhe fotografia dhe emri i zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim të Republikës së Kosovës, Radoica Radomiroviq, si dhe emri i birit të tij, Nikola Radomiroviq.

Vlen të theksohet se, dyshohet se motivi i tentim-djegies së automjetit të Buriq ndërlidhet me peticionin që kanë organizuar Lista Serbe për dorëheqjen e kryetarëve të komunave në veri.

Buriq, ia ka dalë ta shuajë zjarrin vetë, ndërsa organet e rendit kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe mollotovin me të cilin është sulmuar prona dhe familja e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024