Vazhdojnë shpërthimet e shok-bombave në Mitrovicën e Veriut
Lexohet për: 2 min.
mitro
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shpërthimet me shok-bomba në Mitrovicën e veriut edhe të mërkurën mbrëma kanë vazhduar të jenë prezente, madje pak orë më parë u dëgjua edhe një shpërthim që sipas zyrtarëve policorë dyshohet të jetë shok-bombë. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut ka thënë se nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar.

“Shpërthim i ngjashëm si ditëve të mëhershme. Nuk ka pasur dëme materiale e as të plagosur. Shpërthim i mjeteve të zëshme”, deklaroi, Besim Hoti. Veriu vazhdon të jetë i bllokuar tani e dymbëdhjetë ditë, kjo për shkak se serbët lokal kanë vendosur barrikada duke pënguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Madje në veri të bllokuar kanë mbetur edhe disa pjesëtarë të policisë së Kosovës të cilëve në ndihmë u ka dalur EULEX-i me dërgimin e mjeteve higjienike, ushqim e veshmbathje. Por, gjatë ditës së djeshme në një përgjigje për Kanal10, KFOR-i tregoi se ka transportuar 9 policë nga veriu që ishin të bllokuar, kjo për shkak të sëmundjeve të ndryshme që ata kanë pasur./Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024