Vazhdojnë përplasjet e pozitës dhe opozitës në Kuvend
Lexohet për: 2 min.
komisioni250723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku do të raportonte Komisioni i Pavarur për Media dhe bordi i ARBK-së në lidhje me çështjen e Klan Kosovës.

Komisioni parlamentar nuk kishte votat e mjaftueshme për të miratuar rendin e ditës, pasi deputetët opozitarë nuk morën pjesë në votim, gjë e cila nxiti polemika pozitë-opozitë.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani, kritikoi deputetët opozitarë që nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.

Por atij iu kundërpërgjigj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili tha se është e papërgjegjshme nga mazhoranca që nuk i ka numrat edhe për miratim të rendit të ditës së komisioneve.

Ai tha se është qëndrim i PDK-së që të mos merr pjesë në votime në seanca dhe komisione, deri në shpërbërjen e Kuvendit.

Po ashtu edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk mund të vazhdohet me mbledhjen e këtij komisioni, pas dështimit të miratimit të rendit të ditës, për çka e bëri përgjegjëse pozitën.

Kryetari i komisionit, Valon Ramadani, tha se të njëjtën mbledhje do të thërras ditëve në vijim.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024