Vazhdojnë bisedimet mes Lautaros dhe Interit për kontratën e re
Lexohet për: 2 min.
Lautaro Martinez
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lautaro Martinez këmbëngul se objektivat e ekipit janë më të rëndësishëm se çmimet individuale si Topi i Artë, por thotë se Interi dhe agjentët e tij janë ende duke diskutuar për zgjatjen r kontratës.

“Jam vërtet i lumtur dhe krenar për atë që po bëj në karrierën time”, tha golashënuesi kryesor i Serie A, i cili mori pjesë në ceremoninë e “Premio Gentleman” në Milano të enjten mbrëma dhe foli shkurtimisht nga skena përpara se të merrte çmimin.

“Unë jam gjithmonë mirënjohës për shokët e mi të skuadrës, anëtarët e stafit dhe tifozët që vazhdojnë të na mbështesin”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

“Unë kam punuar shumë që nga dita e parë dhe Interi më ka ndihmuar gjithmonë, ndaj jam mirënjohës dhe përpiqem ta tregoj atë në fushë. Ne duam të vazhdojmë kështu”, u përgjigj ai.

Argjentinasi buzëqeshi kur gazetarët i kërkuan një përditësim në lidhje me një zgjatje të kontratës me gjigantët e Serie A.

“Ne po punojmë dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje”, tha sulmuesi, duke buzëqeshur përpara se të drejtonte gishtin nga drejtori i klubit Giuseppe Marotta.

Së fundmi, ai u pyet nëse ëndërron të fitojë Topin e Artë një ditë.

“Natyrisht, unë gjithmonë them se punoj për të ndihmuar bashkëlojtarët e mi dhe Interin dhe për t'i sjellë ata gjithnjë e më lart. Çmimet individuale janë të rëndësishme, por skuadra është gjëja më e rëndësishme”, argumentoi sulmuesi.

Lautaro ka shënuar 27 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe kontrata e tij në “Meazza” skadon në qershor 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025