VATRA nderon ambasadorin Hovenier
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është nderuar me çmim nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA.

Ambasadori i SHBA-ve ka shkruar në Twitter: “I përulur për të marrë këtë çmim nga VATRA. Një dëshmi e punës së ekipit tim dhe e partneritetit tonë të gjatë me Kosovën ndërsa ajo përparon drejt integrimit rajonal, evropian dhe euroatlantik; rrit një ekonomi të qëndrueshme; & forcon institucionet demokratike”.

Edhe Ambasada e Amerikës në Kosovës ka shkruar për këtë çmimi të cilinë e ka marrë Hovenier në emër të ekipit të Ambasadës Amerikane.

“Mori një çmim si mirënjohje për përpjekjet e tij të gjata në mbështetje të paqes dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. “Këtë çmim e pranoi në emër të ekipit tonë të Ambasadës Amerikane, duke punuar për të forcuar, mbështetur Kosovën”, thuhet në Twitterin Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024