Varadkar-Barbano diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Viist of PM of Ireland to EULEX 2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, vizitoi sot Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, misionin civil më të madh të Politikës së Përbashkët Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP). 

Ai me këtë rast u takua me shefin e këtij misioni Giovanni Pietro Barbano, me të cilin diskutoi mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ndërsa u informua rreth mandatit dhe aktiviteteve të EULEX-it nga zëvendësshefi Cezary Luba.

“Ishte nder që prita në vizitë Varadkar në EULEX dhe që pata rastin për të falënderuar Irlandën për mbështetjen e fuqishme dhe të gjatë dhënë Misionit, si përmes shërbimit të përkushtuar të pjesëtarëve irlandezë të stafit,  që përfshinë edhe në pozita të larta,” tha Barbano.

Kryeministri irlandez inspektoi një gardë të nderit e përbërë prej pjesëtarëve të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dhe Njësive Policore të Specializuara Rezervë, si dhe u takua edhe me pjesëtarët e kontingjentit irlandez në EULEX.

Ndryshe, Varadkar qëndroi dje dhe sot për vizitë në Kosovë, e para kjo e ndonjë kryeministri irlandez në vendin tonë.

Varadkar: BE duhet t’i heq masat Kosovës, Asociacioni të mos ketë një mikro-shtet brenda • KosovaPress

Kryeministri irlandez: Dua të shoh themelimin e Asociacionit, masat ndaj Kosovës të largohen • KosovaPress

Kurti: Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në BE • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025