Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar tha se vendi i tij beson se masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai tha se Asociacioni duhet të bëhet në koordinimin në mënyrë që ai të mos jetë një mikro-shtet.
Ai shtoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të pasur një zvhillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Serbi.
"Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të pas një zvhillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Serbi. Sivjet eshtë viti që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që pamë në shtator dhe në maj...Vendi i duhur i Kosovës është brenda BE-së, dhe shpreosj qe kjo të ndodhë në një të ardhme të afërt", tha Varadkar në konferencë për media.