Varadkar: BE duhet t’i heq masat Kosovës, Asociacioni të mos ketë një mikro-shtet brenda
Lexohet për: 2 min.
416676287_338434242415570_4351952003879084891_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se vendi tij është për heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës.

Ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti derisa theksoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës, tha se themelimi i Asociacionit duhet të jetë me koordinim, porse u shpreh se nuk duhet të krijohet një mikro-shtet brenda Kosovës.

Varadkar poashtu tha se Irlanda do e përkrah Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai shtoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të pas një zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërsa potencoi se masat kufizuese që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës, duhet të hiqen.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim dhe zbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Shefi i Qeverisë ka kërkuar ka kërkuar nga BE të reagojë ndaj shkeljeve që po bënë Serbia ndaj marrëveshjes bazike.

Kurti shtoi tha se Milan Radojiçiq duhet të dorëzohet dhe jo të ngelet i lirë në Serbi.

I pyetur për ndalimin e futjes së mallrave serbe, Kurti tha se të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë.

Ai tha se kushtet e sigurisë në Kosovë dhe kufiri me Serbinë nuk janë akoma të mira.

Ai poashtu tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës si në Këshillin e Evropës por edhe për anëtarësimin në BE.

Kurti poashtu tha se Kosova dhe Irlanda kanë shumë ngjashmëri, duke filluar nga lidhjet e ngushta që kemi me ShBA-të.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025