Kurti: Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në BE
Lexohet për: 1 min.
418249089_273206472152431_3983605311805233132_n (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se Irlanda është mbështetese e Kosovës si në Këshillin e Evropës por edhe për antarësimin në BE.

Kurti poashtu tha se Kosova dhe Irlanda kanë shumë ngjashmëri, duke filluar nga lidhjet e ngushta që kemi me ShBA-të.

"Në një kohë kur demokracia kërcëonhet kaq fuqishëm Irlanda është një shembull nga vendet që luftojnë për t'i mbrojtur ato ideale. Zhvillimi ekonomik në dekadat e fundit e ka bërë Irlandën burim të frymëzimit për shumë shtete. Irlanda është frymëzuese për ne sepse kemi ngjajshmëri, të dy shtetet gëzojnë një aleancë dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presim që të thellojmë miqësinë mes dy vendeve tona. Irlanda është mbështetese e Kosovës si në Këshillin e Evropës, si dhe për anëtarësim në BE. Shteti dhe populli janë gjithnjë falënderues e mirënjohës", tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025