Valon Ramadani fton qytetarët në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Valon Ramadani fton qytetarët në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës elektoral të kësaj partie, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Ramadani ka ftuar bashkëqytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.
“O Kosovë, o vëllezër e motra, o bashkëqytetarë të nderuar. Ejani në tubimin përmbyllës me Albin Kurtin”, ka shkruar Ramadani.
Ai po ashtu ka rikujtuar numrin zgjedhor të subjektit dhe numrin e tij si kandidat për deputet, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ramadani garon për deputet me numrin 56 në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mban numrin 116.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.