Voton Peci: Sot flet populli
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Voton Peci: Sot flet populli
Faton Peci 07.06.2027 -
07/06/2026 - 11:11
Linku u kopjua

Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci, ka ushtruar të drejtën e votës në qytetin e Mitrovicës.

Ai është paraqitur në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ku ka votuar në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në të gjithë vendin.

Pas votimit, Peci u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, raporton KosovaPress.

“Sot është një ditë e madhe, dita kur flet populli, mund të them edhe dita kur flet Zoti. I ftoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë sa më masivisht në këtë proces zgjedhor, për shkak se Kosovës i duhet stabilitet institucional. Institucione të nivelit qendror, president, qeveri funksionale që shërben për nevojat e përditshme të qytetarëve dhe synimet e ambiciet që i kemi si shoqëri. Po vërehet një fluks më i madh i njerëzve dhe uroj që këto të jenë zgjedhjet e fundit, Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale”, u shpreh Peci.

Procesi i votimit në Mitrovicë po vazhdon normalisht, ndërsa qytetarët po i drejtohen qendrave të votimit që nga orët e hershme të mëngjesit.

Në gjithë Kosovën, qytetarët po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, ndërsa procesi po monitorohet nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat vendore e ndërkombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026