“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Telekomi i Kosovës këto ditë ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara Prepaid që ofrojnë shërbime të zërit dhe internetit. 

Disa prej këtyre pakove mujore kanë shënuar ngritje të çmimeve nga një euro për pako. Një prej pakove, e cila ka kushtuar deri më 31 tetor 5 euro e 99 centë tani nga ky muaj kushton 6 euro 99 centë, raporton KosovaPress.

Disa konsumatorë të “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shtrenjtime. Këtë ngritje të çmimeve, zyrtarë të Telekomit të Kosovës e kanëquajtur simbolike. 

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepja thotë për KosovaPress se që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ‘ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht’. 

“Me modifikimin e pakove, Telekomi i Kosovës e ka rritur dukshëm, në sasi, përmbajtjen e ofertës, e pakove, ndërkohë që çmimi i pakove të reja, me përmbajtje gati të dyfishuar, ka ndryshuar fare pak, për të mos thënë simbolikisht”, thekson Lepaja. 

Ai ndër të tjera ka thënë se Telekomi i Kosovës, edhe kësaj radhe, si zakonisht, e dëgjon zërin e konsumatorëve të vet dhe ipërshtatë pakot me nevojat dhe kërkesat e tyre. 

“Këtë modifikim të pakove Telekomi e ka bërë  i motivuar nga rritja e kërkesave të konsumatorëve, kohëve të fundit,  si rezultat I modernizimit të rrjetit të Vala dhe kalimit të plotë në teknologjinë 4G+ dhe 5G”, thotë Lepaja në një përgjigje me shkrim. 

Konsumatorët e “Vala” janë ankuar prapa kamerës për këto shërbime, derisa zëdhënësi Lepaja thotë se nuk kanë pranuar ankesa lidhur me çmimet e reja të pakove. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024