POKS: Dëbimi i rusëve nga NIS, kërkesë e vjetër e ShBA-së
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
POKS: Dëbimi i rusëve nga NIS i dakorduar me SHBA-në në këmbim të vjedhjes së zgjedhjeve
2 javë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja për Përtëritjen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) konsideron se dëbimi i rusëve nga Industria e Naftës së Serbisë (NIS) është "një kërkesë e vjetër e SHBA-së që kjo qeveri e ka pranuar para zgjedhjeve të fundit.

Në një deklaratë nga kjo partia shtojnë se nuk ka pasur investime të mëdha ruse në Serbi në 12 vitet e fundit, jo sepse rusët nuk i kanë dashur, por sepse kjo qeveri nuk ua ka lejuar ta bëjnë këtë, shkruan danas.

“Pas refuzimit të ftesës së Putin për anëtarësim në BRICS, tani vjen dëbimi i rusëve nga NIS. Gjatë vitit do të zbatohet hapi përfundimtar i quajtur sanksione kundër Federatës Ruse. Neutraliteti ushtarak tashmë është shkelur në praktikë përmes manovrave me NATO-n dhe eksporteve të armëve në Ukrainë dhe Izrael dhe pritet që kjo qeveri ta paraqesë anëtarësimin e Serbisë në NATO si zgjedhje të vetme këtë vit. Me këtë do të kompletohet profili i tradhtarëve të Kosovës”, ka përfunduar Vojislav Mihailoviq, kryetar i POKS-it, në një deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025