Urdhër arrest ndërkombëtar për 'babën' e policisë në veri
Lexohet për: 1 min.
1-1
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) është duke përgatitur urdhër arrest ndërkombëtar ndaj ish-shefit të operativës së policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, bëjnë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai dyshohet për veprat penale 'keqpërdorim i detyrës zyrtare' dhe 'pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare'.

Ndryshe, Zhelko Bojiq, mbante gradën e togerit në polici dhe pozita e tij ishte shef i operativës, mirëpo ai njihej si "baba" i policisë në tërë rajonin e veriut dhe ishte mik i ngushtë me Millan Radojiçiq, me të cilin mbante lidhje të forta.

Bojiq njëherësh është në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, ndërsa nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhet me vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025