UP-ja vendos për t'i mbështetur financiarisht studentët me nevoja të veçanta
Lexohet për: 2 min.
Qendra-per-persona-me-aftsi-te-kufizuar
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ndër universitetet e para në Ballkan që në kampusin e saj ka inauguruar Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta.

E për këta studentë të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, UP-ja ka bërë thirrje për mbështetje financiare deri në 450 euro.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Njomza Llullaku ka thënë për KosovaPress se krejt çka nevojitet për përfituesit e bursës është dëshmia se janë student të UP-së dhe se kanë nevoja të veçanta. Ndërsa, nota mesatare sipas saj nuk do të shikohet fare.

Llullaku, tregon edhe pajisjet që janë vendosur në këtë qendër. Derisa fton të gjitha universitetet publike e private që të hapin qendër për studentët me aftësi të kufizuara.

Studentët e këtij universiteti të cilët jetojnë në qytete të ndryshme, kanë kërkuar nga universiteti që të realizohet edhe transporti.

Llullaku, është shprehur se do të mundohen ta realizojnë edhe këtë kërkesë.

Risi tjetër në Universitetin e Prishtinës sipas prorektores Llullaku do të jetë edhe vendosja e linkut në faqen e studentëve ku mund të deklarojnë ngacmimin seksual.

Llullaku tha se në muajin shtator të këtij viti faqja zyrtare e UP-së do të publikoj hulumtimin që e ka bërë, mbi perceptimin e studentëve në raport me ngacmimin seksual.

Përpos këtyre, UP-ja, ka filluar të kryej edhe praktika me pagesë për studentët e saj.

Para disa muajve, 27 studentë të UP-së janë ankuar në profesorin e matematikës Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Protestat e studentëve kanë bërë bujë të madhe në të gjithë vendin dhe i njëjti është pezulluar nga puna.

https://kosovapress.com/pezullohet-profesori-krasniqi-aktivistet-studentore-duan-shkarkimin-e-tij

https://kosovapress.com/search?q=Xhevat%20Krasniqi

Lajmi i plotë në sisptemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024