UP “Hasan Prishtina” fiton ndeshjen e dytë në botërorin e hendbollit për universitete, mposht “UAVEIRO”-n
Lexohet për: 1 min.
292274242_1230521161018563_1600870205222540758_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e fundit në sallën "1 Tetori", ku fitues është Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina.

UP “Hasan Prishtina” ka korrur fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, pasi e ka mposhtur me shifrat  32:29 portugezët e UAVEIRO-s, raporton KosovaPress.

Djelmoshat "Dardanë" treguan paraqitje tejet të bukur përgjatë tërë ndeshjes, ku ishin klinikë para golit dhe të mobilizuar mirë në mbrojtje.

30' minutëshin e parë UP Hasan Prishtina krijoi epërsi prej pesë pikëve, kështu duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 18:13.

UAVEIRO arriti të rikthehet në ndeshje ku edhe e kishte epërsinë në pjesën e dytë me shifrat 16:14, po që nuk ishte e mjaftueshme pasi që rezultati në fund të ndeshjes i takonte kosovarëve me shifrat 32:29.

Golashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Drenit Tahirukaj me plot 14 gola të shënuar, ndërsa më i dalluari te portugezët ishte Fabio Silva me nëntë gola të realizuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025