United nën presion për të vendosur çmimin e Greenwood
Lexohet për: 2 min.
3-United
1 vit më parë
Linku u kopjua

Manchester United thuhet se është duke u përballur me presion për të vendosur një çmim të mundshëm për shitjen e Mason Greenwood.

United e konfirmoi të hënën që ka arritur një akord të përbashkët me Greenwood që e ardhmja e këtij të fundit të jetë larg “Old Trafford”, raporton KosovaPress.

Greenwood u arrestua në janar të vitit 2022 nën disa akuza, përfshi këtu përdhunimin, ndërsa Prokuroria e Kurorës i largoi të gjitha akuzat në shkurt të këtij viti, pasi që dëshmitari kryesorë ishte tërhequr dhe materiale të reja janë publikuar.

Tani, thuhet se interesimi për Greenwood nuk mungon me klube në Evropë dhe Lindjen e Mesme që janë në kërkim të tij.

Ai mund të largohet nga United në formë huazimi ose të shkëpusë kontratën, ndërsa nuk do të luajë kurrë më për klubin.

Edhe pse United ende nuk e ka sqaruar nëse do të kërkojë ndonjë shumë për 21 vjeçarin, “The Telegraph” bën të ditur se “Djajtë e Kuq” po përballen me presion nëse duhet të vendosin shumë transferimi në Greenwood.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025