Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë plan-program të posaçëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Ai thekson se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po diskriminohen nga shteti serb, që siç shprehet ai, politikat e Serbisë janë si të kohës së Sllobodan Millosheviqit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar vlerëson se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë prioritet për Kosovën dhe Shqipërinë.
Pavarësisht përpjekjeve, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ende nuk e kanë të drejtën të mësojnë në gjuhë shqipe.
“Ne pasivizohemi çdo ditë. Ne diskriminohemi në të drejtat tona. Çështja e librave, teksteve shkollore ende nuk është zgjidhur. Jemi në këtë shekull, në shekullin 21 që ende ne mësojmë me metodën e vjetër, nxënësit e shkollave të mesme ende mësojnë me metodën e vjetër duke shkruar mësimet sepse nuk e kemi të drejtën e librave në gjuhën shqipe. Edhe pse kemi dhënë çdo qartësi, çdo gjë që ne duhet të kryejmë ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Por çështja është që ju pengon vetëm se janë libra shqip”, shprehet ai.Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Serbia po vazhdon me “spastrim etnik” përmes pasivizimit të adresave.
Komuna më e prekur, thotë Rexhepi, është Medvegja. Por, në masë të madhe spastrimi etnik po bëhet edhe në Preshevë e Bujanoc.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se Serbia po tenton të pengojë edhe ndihmën e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në kuadër të buxhetit për këtë vit, qeveria ka paraparë që të ndajë katër milionë euro për Luginën e Preshevës. /Sh.Pajaziti
Intervista e plotë në sistemin me parapagim...