Kompania rajonale e ujësjellësit "Prishtina" (NJOU Podujevë) bën thirrje për kursimin e ujit të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Apel për kursimin e ujit të pijshëm (NJOU Podujevë)Për shkak të rritjes së konsumit të ujit gjatë periudhës së verës dhe me qëllim të sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët, ju bëjmë thirrje për përdorim të kujdesshëm, racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm.
Është e rëndësishme që secili prej nesh të kontribuojë në ruajtjen e ujit, duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe përdorimin e tij për aktivitete që nuk janë të destinuara.
Larjen e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave të tjera publike apo private me ujë të pijshëm;
Lënien e çezmave të hapura pa nevojë;
Çdo formë tjetër të keqpërdorimit apo shpenzimit të panevojshëm të ujit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik.