Trump thotë se Arabia Saudite duhet ta njoh Izraelin
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump thotë se Arabia Saudite duhet ta njoh Izraelin
gfdg
23/07/2026 - 18:46
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donad Trump ka bërë të ditur në rrjete sociale se marrëveshja bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite mund të finalizohet vetëm atëherë kur kjo e dyta e njeh Izraelin si shtet.

“Marrëveshja për energjinë bërthamore civile (nuk do të ketë pasurim të materialeve!)... e cila ka të bëjë vetëm me përdorimin jo-ushtarak... do të miratohet, por është plotësisht e kushtëzuar me anëtarësimin e Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Trump në një postim në Truth Social.

Komentet e Trumpit vijnë pas kritikave nga ekspertët se marrëveshja mund të rrezikojë përhapjen e armëve bërthamore në të ardhmen në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Çështja bërthamore ka qenë në qendër të konfliktit disa-mujor mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Në vitin 2020, Trump ndërmjetësoi Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat siguruan normalizimin historik të marrëdhënieve mes Izraelit dhe dy vendeve arabe, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit.

Që atëherë, Sudani dhe Maroku kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, transmetuesi britanik BBC, përcjell KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026