Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se po afrohen drejt një marrëveshjeje për ta shndërruar armëpushimin ekzistues që i dha fund konfliktit prej disa javësh në një zgjidhje më afatgjatë.
Të dyja palët po flasin për një “memorandum mirëkuptimi” që do të përcaktojë një plan veprimi për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura, megjithëse sot nuk pritet të arrihet një marrëveshje, shkruan CNN, përcjell KosovaPress.
Premisa qendrore e kësaj qasjeje është se memorandumi, sapo të nënshkruhet, do të ndalonte luftimet, gjë që do të ishte një lajm i mirëpritur për të dyja palët, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që përballet me zgjedhjet e mesit të mandatit më vonë këtë vit dhe ekonominë e Iranit në krizë.
Versionet e fundit të memorandumit të mirëkuptimit që Trump duket se është afër finalizimit, do të shihnin gjithashtu rihapjen graduale të Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e bllokadës amerikane të porteve iraniane, sipas një personi të njohur me çështjen. Një numërim mbrapsht do të fillonte më pas për të zgjidhur pika të tjera ngërçuese, siç është programi bërthamor i Iranit.Dhe pasi tha se marrëveshja ishte “negociuar kryesisht”, Trump tha se SHBA-të nuk do të nxitoheshin për një marrëveshje.
Ja çfarë dimë për disa nga çështjet kryesore në diskutim.