Uglanin: Anarkinë 24-vjeçare në veri duhet ta ndalojmë përgjithmonë
Lexohet për: 2 min.
uglanin-300124
11 muaj më parë
Linku u kopjua

“Ne duhet ta ndalojmë anarkinë njëherë e përgjithmonë, sepse kjo anarki ka mbretëruar 24 vjet në pjesën veriore. Njëzet e katër vjet Komuna në veri të Mitrovicës ka punuar si zyrë administrative, nuk ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve”, kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

Ai theksoi se ka pakënaqësi tek qytetarët serbë të cilët po tentojnë t’i ndryshojnë gjërat përmes peticioneve, mirëpo potencoi shqyrtimin e këtyre çështjeve vetëm duke respektuar ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, raportet në mes të legjislativit dhe ekzekutivit brenda kësaj Komune në lidhje me çështje të ndryshme janë përplot mosmarrëveshje, por siç u shpreh, kjo është mënyrë demokratike e të funksionuarit.

Duke folur për peticionin e qytetarëve rreth shkarkimit të kryetarit të Komunës, Uglanin tha se të premten e kaluar i ka dorëzuar nënshkrimet e qytetarëve në KQZ dhe kjo e fundit ka afat prej 30 ditësh për verifikim.

Ai u shpreh se nëse gjithçka konfirmohet se është në rregull me peticionin, zgjedhje në veri patjetër se do të ketë, por nuk ka precizuar afatin kohor kur mund të zhvillohen ato.

Uglanin gjithashtu shtoi se subjektet politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, por se kur do të mbahen ato, varet nga qeveria e Kosovës./A. Damati/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025