U21/Kosova barazon si vendase me Bullgarinë
Lexohet për: 1 min.
7-Kosova U21
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, “Dardanët” e rinj kanë barazuar 2:2 me Bullgarinë, raporton KosovaPress.

Golat për Kosovën U21 i shënoi Ardit Tahiri (minuta e 34’ dhe 59’), kurse golashënues te bullgarët ishin Martin Sorakov (minuta e 8’) dhe Martin Petkov (minuta e 45’).

Me pikët e reja, Kosova U21 ngjitet në kuotën e pesë pikëve në vendin e katërt, një më pak se Bullgaria U21 që renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025