Irani mohon të ketë kryer sulm me dron ndaj Azerbajxhanit, pas raportimeve se dy dronë nga drejtimi i Iranit ranë pranë aeroportit në enklavën azerbajxhanase të Naxhçivanit.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, sipas The Guardian, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura tha: “Republika Islamike e Iranit mohon se forcat e saj të armatosura kanë nisur ndonjë dron drejt Republikës së Azerbajxhanit”.
Nga ana tjetër, Azerbajxhani e vendosi përgjegjësinë tek Irani dhe paralajmëroi se sulmi nuk do të mbetet i pambrojtur, shkruan The Guardian, transmeton KosovaPress.
Zëvendësministri iranian i Jashtëm, Kazem Gharibabadi, i tha medias azerbajxhanase AneëZ se Teherani “nuk ka synuar vendet fqinj” dhe mohoi çdo përfshirje të drejtpërdrejtë ndaj Naxhçivanit.