Hapet qendra më e madhe e votimit në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Hapet qendra më e madhe e votimit në kryeqytet
ISmail Qemali
07/06/2026 - 07:28
Linku u kopjua

Tashmë qendra e votimit në shkollën e mesme të ulët Ismail Qemaili  në Prishtinë është hapur zyrtarisht, qendër kjo ndër më të mëdhatë në kryeqytet.

Në lidhje direkte me gazetarin e KosovaPress-it, Erduan Zeqiri, nga kjo qendër e votimit ishte menaxherja Mimoza Krasniqi,  e cila tha se të gjitha përgatitjet janë gati për të filluar.

“Për dallim prej herave të kalume që kanë qenë 11 vendvotime kësaj here janë 12 vendvotime, që është qendra më e madhe në Prishtinë, Të gjithë përgaditjet kane ardhur me kohë dhe komisioneret janë këtu, besoj se jemi gati në ora 7 me fillu”, tha ajo.

Sot,1 milion e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote kanë mundësinë t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, e që e shënojnë edhe procesin e pestë zgjedhor në periudhë prej më pak se një vit e gjysmë.

Qytetarët e Kosovës kutive të votimit do t’i drejtohen për ta zgjedhur legjislaturën e XI dhe qeverinë e re, ku procesi i votimit do të zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 550 vendvotime.

Në 911 qendra votimi, në 2 mijë e 498 vendvotime do të mundësohet votimi i rregullt, ndërsa në 38 qendra të tjera, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime do të mundësohet votimi me kusht.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,959,962 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 132,212 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

21 subjekte politike me 902 kandidatë janë në garë për ulëse në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës, prej të cilave 6 janë subjekte shqiptare me 465 kandidatë që garojnë për 100 ulëse, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë që garojnë për 20 ulëse të garantuara. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar se për administrim të rregullt të procesit zgjedhor, në ditën e zgjedhjeve, KQZ do të funksionalizojë dhomën operative, e cila funksionon me pjesëmarrjen e zhytarëve të KQZ-së, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026