U nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U nxor kristali i rrallë nga horizonti i 11-të i Trepçës
pamje kristali1234
02/03/2026 - 17:17
Linku u kopjua

Në minierën e Trepçës, punëtorët e horizontit të 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe të rrallë, pjesë e masivit që përmban pirit dhe galenit.

Shefi i shërbimit gjeologjik, Xhemajl Tupella, për KosovaPress ka theksuar përkushtimin e punëtorëve që, pavarësisht peshës së rëndë, e kanë bërë kristalin të gatshëm për transport.

Po këtë kristal e kanë nxjerrë punëtorët e horizontit të 11-të, përkatësisht të punishtes 151/A. Karakterizohet me disa zgavra natyrore, ku gjatë punimeve është hasur dhe është nxjerrë edhe ky kristal, si pjesë e masivit që përmban pirit, galenit dhe është i mbuluar me kalcit të bardhë. Përmasat e tij janë rreth 1.40 metra i lartë dhe 1.20 metra i gjerë,” tha Tupella.

Tupella tha se punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë, me gjithë peshën e rëndë e kanë nxjerrë kristalin.

Është interesant se ka peshë të rëndë, por punëtorët e zellshëm të ndërrimit të tretë e kanë nxjerrë dhe e kanë bërë të gatshëm përmes vagonetave, lokomotivës dhe përmes korpës e kanë nxjerrë, edhe pse nuk është e lehtë, sepse ka peshë të madhe, por me shumë zell e kanë nxjerrë,” ka thënë ai.

Kristali i nxjerrë tregon për pasurinë minerare të Trepçës dhe përkushtimin e punëtorëve në punën e tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026