U.D. presidentja Albulena Haxhiu sonte në lokalet e Vetëvendosjes
Video
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
U.D. presidentja Albulena Haxhiu sonte në lokalet e Vetëvendosjes
albulena foto
08/05/2026 - 21:59
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë sonte në orën 20:28, tek hynte në lokalet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KosovaPress.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe rolin unifikues.

Kosova është para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së enjtes për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026