Turqia i jep fund përpjekjeve të kërkim-shpëtimit nga tërmeti, përveç dy zonave
Lexohet për: 1 min.
termeti-100223-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Turqia ka përfunduar përpjekjet e shpëtimit në të gjitha provincat, përveç dy, pothuajse dy javë pas tërmetit që deri më tani u ka marrë jetën mbi 44 mijë personave.

Agjencia turke për fatkeqësitë tha se kërkimet do të vazhdojnë ende në Kahramanmaras dhe Hatay.

Edhe pse nga rrënojat janë nxjerrë të mbijetuar edhe pas 12 ditëve, shpresat po shuhen për të gjetur dikë tjetër të gjallë.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.

Numri i të vdekurve pritet të rritet ku shumë njerëz janë ende të zhdukur.

"Në shumë nga provincat tona, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përfunduar," u tha gazetarëve në Ankara shefi i agjencisë së fatkeqësive, Yunus Sezer.

Ai tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin në rreth 40 ndërtesa në të dy provincat, Kahramanmaras dhe Hatay.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025