Turqia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm, lëkundjet ndjehen edhe në Siri
Lexohet për: 1 min.
tt
1 vit më parë
Linku u kopjua

Turqia është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, tërmeti, me magnitudë 6.4 është regjistruar në provincën Uzunbag të Hatay-t. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri. Ende nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.

Më 6 shkurt, të dyja vendet u goditën nga dy tërmete të fuqishme, përkatësisht 7.8 dhe 7.6 ballë. Numri i viktimave që shkaktuan tërmetet në Turqi dhe në Siri ka arritur në më shumë se 47 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, në 10 provincat që u goditën, deri tani janë konfirmuar 40 mijë viktima. Dhjetëra mijëra persona rezultojnë të lënduar.

Në Turqi llogaritet së tërmetet mbi 7 ballë të shkallës rihter kanë shkatërruar 80 mijë banesa. Ndërkohë në Siri organizatat ndërkombëtare humanitare thonë se ende nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e vdekjeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025