Tuchel theu gishtin e këmbës për të motivuar Bayernin kundër Lazios
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Thomas Tuchel e ka zbuluar se ai mund ta ketë thyer gishtin e tij të këmbës gjatë fjalimit motivues të tij para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lazios.

Të dyja skuadrat nuk ishin në formën e duhur për të hyrë në këtë ndeshje, por presioni ishte i gjithi mbi kampionin e Bundesligas, veçanërisht pasi humbi ndeshjen e parë kundër Lazios me shifrat 1:0, raporton KosovaPress.

Nëse Bayerni nuk do të siguronte çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mbrëmë, atëherë Tuchel sigurisht do të ishte shkarkuar dhe nuk do ta shihte fundin e sezonit te kampioni gjerman.

Me shumë gjasë kjo e shpjegon pse Tuchel e ndjeu se ai duhej të jepte një fjalim ekstra motivues, i cili ndoshta ka qenë paksa i tepërt.

“Në fjalimin tim të fundit para se ne të dilnim, unë e godita një derë dhe ishte teknika e gabuar. E ndjej se e kam thyer gishtin”, tha Tuchel për “CBS Sports”.

CBS Sports Golazo ⚽️ on X: "Thomas Tuchel reveals that he might have broken his toe after giving his pre-game team talk ? https://t.co/aEbRP5RiBR" / X (twitter.com)  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025