Tuchel: Besimi i lojtarëve ishte i jashtëzakonshëm, e merituam plotësisht fitoren
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tuchel: Besimi i lojtarëve ishte i jashtëzakonshëm, e merituam plotësisht fitoren
New Project - 2026-07-01T210038.696
01/07/2026 - 21:03
Linku u kopjua

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka lavdëruar karakterin e skuadrës së tij pas përmbysjes 2-1 ndaj DR Kongos, duke theksuar se ekipi nuk e humbi besimin as pasi pësoi gol që në minutat e para.

Nëse gjithçka shkon sipas dëshirës, shënon herët dhe më pas një gol tjetër, atëherë gjithçka bëhet e lehtë. Por duhet të përballesh me situatat ashtu siç vijnë,” deklaroi Tuchel për BBC Sport.

Tekniku gjerman pranoi se goli i hershëm i DR Kongos e komplikoi ndeshjen, por vlerësoi reagimin e lojtarëve të tij. “U bë shumë e vështirë sepse ata shënuan shumë herët. Pas pauzës së parë për ujë krijuam tre, katër, pesë raste të mëdha. Mendoj se duhej të kishim fituar edhe një penallti, por ne vazhduam të sulmonim,” tha ai.

Tuchel pati fjalë vlerësuese edhe për portierin kongolez Lionel Mpasi, i cili sipas tij zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Portieri i tyre bëri pritje të pabesueshme dhe kjo e bëri ndeshjen edhe më të vështirë. Reagimi dhe besimi i lojtarëve tanë ishte i jashtëzakonshëm. Ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka që ishte e nevojshme dhe në fund gjetëm mënyrën për të fituar. Ishte një fitore plotësisht e merituar,” përfundoi trajneri i Anglisë.

Me këtë fitore, Anglia ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, ku më 6 korrik do të përballet me Meksikën. Fituesi do të sigurojë një vend në çerekfinalet e turneut.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026