Tuchel: Anglia nuk është favorite për Kupën e Botës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tuchel: Anglia nuk është favorite për Kupën e Botës
Tuchel
10/06/2026 - 10:02
Linku u kopjua

Thomas Tuchel ka deklaruar se Anglia nuk hyn në Kupën e Botës 2026 si favorite kryesore për ta fituar turneun, megjithatë beson se “Tre Luanët” kanë cilësinë dhe potencialin për të realizuar ëndrrën e madhe.

Trajneri gjerman, duke folur para ndeshjes së fundit përgatitore ndaj Kosta Rikës, tha se historia dhe pesha e pritshmërive e bëjnë të vështirë që Anglia të konsiderohet favorite absolute, duke kujtuar se kombëtarja angleze e ka fituar Kupën e Botës vetëm një herë, në vitin 1966.

Tuchel e krahasoi situatën e Anglisë me një tenist që ende nuk ka fituar Wimbledonin, por që ka aftësinë për ta bërë këtë. Ai theksoi se skuadra duhet të fokusohet ndeshje pas ndeshjeje dhe fillimisht të sigurojë kalimin e fazës së grupeve, pa menduar shumë për trofeun. Sipas tij, arritja në çerekfinale rrit ndjeshëm mundësitë për të shkuar deri në fund të garës.

“Ne mund të guxojmë të ëndërrojmë. Kemi besim dhe ambicie, por ato duhet të shoqërohen me disiplinë dhe punë të madhe”, deklaroi Tuchel. Anglia do ta nisë fushatën në Kupën e Botës më 17 qershor me ndeshjen ndaj Kroacisë, në një grup ku bëjnë pjesë edhe Gana dhe Panamaja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026