Trump thotë se SHBA-ja do të vendosë tarifa për BE-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
466140018_870634488606159_782611974782234906_n
2 orë më parë
Linku u kopjua

Donald Trump ka thënë se SHBA-ja "definitivisht" do të vendosë tarifa tregtare për BE-në, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Mbretërinë e Bashkuar, raporton KosovaPress.

Pas njoftimit të mëparshëm për tarifat tregtare ndaj mallrave nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, kur Trump është pyetur nga BBC se cili është shteti i radhës.  

Ai ka dhënë një gamë arsyesh për vendosjen e tarifave ndaj shteteve, duke përfshirë sigurinë e kufirit, fluksin e drogave dhe deficitin tregtar.

“Pasi ne marrim ushqimet dhe produktet bujqësore të tyre, makinat e tyre, gjithçka, dhe nuk marrim asgjë në këmbim. Kjo është një mizori ajo që ata kanë bërë”, ka thënë ai.

Taksat prej 25 për qind për importet nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10% për Kinën, do të fillojnë të martën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025