Trump thotë se SHBA do të jetë “Rojtari i Ngushticës së Hormuzit”, paralajmëron tarifë 20%
Dëgjoje me zë...
Trump thotë se SHBA do të jetë “Rojtari i Ngushticës së Hormuzit”, paralajmëron tarifë 20%
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të marrin rolin e garantuesit të sigurisë në këtë rrugë strategjike detare.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Trump tha se SHBA po rivendos një bllokadë ndaj Iranit, duke sqaruar se ajo do të synojë vetëm anijet dhe klientët iranianë, ndërsa të gjitha shtetet e tjera do të kenë qasje të lirë për të përdorur ngushticën.
Ai njoftoi se SHBA do të njihet si “Rojtari i Ngushticës së Hormuzit” dhe se, për kostot e ofrimit të sigurisë në këtë zonë, do të aplikojë një tarifë prej 20 për qind për të gjitha ngarkesat që transportohen përmes kësaj rruge detare.
Sipas Trumpit, procesi i zbatimit të këtij plani dhe strukturat përkatëse do të nisin menjëherë.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa zhvillimet në këtë zonë ndiqen me vëmendje për ndikimin e tyre në sigurinë dhe tregjet globale.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.