12 të lënduar nga të shtënat në Oklahoma
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
12 të lënduar nga të shtënat në Oklahoma
fhfgh
04/05/2026 - 12:59
Linku u kopjua

12 persona janë dërguar në spital në qytetin Oklahoma, si pasojë e të shtënave me armë mbrëmjen e së dielës, sipas policisë dhe zyrtarëve spitalorë.

Zëdhënësja e policisë së Edmondit, Emily Ward, tha se autoritetet morën raportime për të shtëna rreth orës 21:00 gjatë një tubimi të të rinjve pranë liqenit Arcadia. Ajo konfirmoi se deri të dielën në mbrëmje nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Sipas saj, 10 persona u dërguan në spitale, ndërsa të tjerë shkuan vetë për trajtim. Viktimat raportohet se janë në gjendje të ndryshme shëndetësore.

Një zëdhënës i sistemit shëndetësor konfirmoi se 9 persona po trajtohen në Qendrën Mjekësore Baptiste “Integris Health” në qytetin Oklahoma, dhe 3 të tjerë në Spitalin “Integris Health” në Edmond, ndërsa të gjithë po vlerësoheshin mbrëmjen e së dielës.

Policia nuk ka dhënë detaje për natyrën e festës, por në rrjete sociale është përmendur një event i quajtur “Sunday Funday” që dyshohet se ishte organizuar pranë liqenit.

Liqeni Arcadia, rreth 21 kilometra në veri të qytetit Oklahoma, është një rezervuar artificial i përdorur për kontroll përmbytjesh dhe një zonë e njohur rekreative për peshkim, lundrim dhe kamping.

Zona e Edmondit, ku ndodhi ngjarja, ka rreth 100 mijë banorë dhe është e njohur edhe për një nga sulmet më të rënda në vendet e punës në SHBA në vitin 1986, kur një punonjës poste vrau 14 persona para se të vetëvritej, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026