Trump tërhiqet nga parlajmërimi për të vendosur tarifa në Ngushticën e Hormuzit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump tërhiqet nga parlajmërimi për të vendosur tarifa në Ngushticën e Hormuzit
Donald Trump14
Foto Arkiv
14/07/2026 - 17:47
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump, bën të ditur se ka hequr dorë nga ‘kërcënimi’ për një tarifë 20 për qind për trafikun detar, vetëm pak orë pas paralajmërimeve të forta për një bllokadë të plotë.

Trump në një postim në rrjetin social, tha se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë trafikun detar, me përjashtim të anijeve iraniane.

Ai e justifikoi këtë vendim me “udhëheqjen gënjeshtare, të dhunshme dhe keqdashëse të Iranit”, e cila sipas tij po e çon vendin drejt “shkatërrimit total”.

“Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë trafikun e anijeve, përveç Iranit — dhe kjo është për shkak të udhëheqjes së tyre gënjeshtare, të dhunshme, keqdashëse, e cila po i çon ata në rrugën e shkatërrimit total”, shkruan Donald Trump në Truth Social.

Presidenti i SHBA-së, njoftoi po ashtu se po zëvendëson tarifën e propozuar 20% me marrëveshje tregtie dhe investimesh me vendet e Gjirit Persik. Ky ndryshim vjen pas kritikave të forta ndërkombëtare dhe shqetësimeve për ndikimin në çmimet globale të naftës, pasi Ngushtica e Hormuzit transporton rreth 20% të tregtisë botërore të naftës.

Vendimi fillestar i Trump për një tarifë 20% dhe bllokadë ndaj anijeve iraniane erdhi pas sulmeve iraniane me raketa ndaj tankereve të flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe në ujërat e Omanit. Sulmet shkaktuan viktima, përfshirë një marinar indian të vrarë dhe të plagosur të tjerë.

Forcat amerikane kryen goditje të synuara ndaj objektivave iraniane, duke përfshirë site raketash, drone dhe mbrojtje bregdetare në zona si Bushehr dhe Bandar Abbas.

Trump e kishte pozicionuar SHBA-në si “rojtarin e Ngushticës së Hormuzit” dhe kishte paralajmëruar pagesa nga vendet e Gjirit për mbrojtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026