Trump “prezanton veten” si president në detyrë i Venezuelës
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump “prezanton veten” si president në detyrë i Venezuelës
Trump
12/01/2026 - 09:55
Linku u kopjua

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një imazh duke e prezantuar veten si “presidenti në detyrë i Venezuelës”, veprim ky që vjen disa ditë pasi forcat amerikane kapën ish-presidentin e kombit të Amerikës së Jugut, Nicolas Maduro.

Në platformën e tij Truth Social të dielën, Trump e listoi titullin si në fuqi nga janari 2026, duke përforcuar qëllimin e deklaruar të tij për të mbikëqyrur vendin gjatë një periudhe kalimtare, transmeton KosovaPress.

Krejt kjo erdhi pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit në Karakas që rezultoi në kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, të cilët tani përballen me akuza për drogë dhe armë në një gjykatë të Nju Jorkut.

Pas operacionit, zëvendëspresidentja e Maduros, Delcy Rodriguez, u betua si presidente e përkohshme. Administrata Trump ka deklaruar se synon të “drejtojë” Venezuelën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026