Trump pret Charles III: Nëna ime kishte admirim për ty
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump pret Charles III: Nëna ime kishte admirim për ty
Trump1234
28/04/2026 - 22:15
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës zyrtare të monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë ceremonisë pritëse, Trump e cilësoi si një “nder të madh” mikpritjen e çiftit mbretëror, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pavarësisht motit me shi në Ëashington, D.C., presidenti amerikan nuk i kurseu batutat, duke thënë me humor: “Çfarë dite britanike është sot”, në një referencë ndaj kushteve atmosferike tipike për Britaninë.

Në ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe drejtues të tjerë të lartë. Nga pala britanike ishte e pranishme Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper. Në mesin e të ftuarve spikatën edhe emra të njohur të biznesit si Tim Cook dhe Jensen Huang.

Gjatë fjalës së tij, Trump kujtoi vizitat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur mikpritjen në Kështjellën Ëindsor dhe duke e cilësuar atë si një përvojë të paharrueshme për të dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ai theksoi gjithashtu lidhjet historike mes SHBA-ve dhe Britanisë, duke nënvizuar ndikimin kulturor dhe vlerat e përbashkëta.

Presidenti amerikan solli edhe momente personale në fjalimin e tij, duke përmendur nënën e tij dhe admirimin që ajo kishte për familjen mbretërore britanike, veçanërisht për Mbretin Charles.

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik, ndërsa marrëdhëniet transatlantike mbeten një element kyç në politikën ndërkombëtare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026