Trump nuk u ndje “i shqetësuar” gjatë tentativës së tretë për atentat ndaj tij
Dëgjoje me zë...
Trump nuk u ndje “i shqetësuar” gjatë tentativës së tretë për atentat ndaj tij
Të shtënat në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë duket se janë tentativa e tretë për atentat ndaj Donald Trump, pas dy incidenteve të mëparshme në 2024 në Butler të Pensilvanisë dhe në klubin e tij të golfit në Florida.
Në intervistë për “60 Minutes”, Trump tha “Nuk u shqetësova, e kuptoj jetën, jetojmë në një botë të çmendur”.
I pyetur për evakuimin, ai tha se nuk ia bëri të lehtë Shërbimit Sekret sepse donte të shihte çfarë po ndodhte, por më pas u bind të shtrihej në tokë bashkë me zonjën e parë.
Sipas CBS News, një dokument i lidhur me të dyshuarin Cole Allen tregon se ai synonte figura të administratës Trump “nga më të lartët deri te më të ulëtit”.
Gjatë intervistës për “60 Minutes”, Trump u irritua me gazetaren Norah O’Donnell kur ajo e pyeti për përmbajtjen e raportuar të shënimeve, ku përmendej edhe një referencë ndaj një “pedofili, përdhunuesi dhe tradhtari”.
Ai e quajti pyetjen e saj “turp” dhe tha se ajo nuk duhet t’i lexonte ato akuza, duke mohuar kategorikisht se ato përshkrime i përkisnin atij, raporton BBC, përcjell KosovaPress.